Top News – SHBA, paqe në kurriz të Ukrainës / Plani i Trumpit dhe kundërplani i Evropës
25/04/2025 14:18

Zyrtarët ukrainas dhe evropianë kundërshtuan këtë javë disa propozime të SHBA-së se si të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, duke bërë kundërpropozime që përfshijnë cështje që nisin që nga territori e deri te sanksionet. Ndërsa disa nga divergjencat janë theksuar nga burime të njohura me bisedimet, dokumentet e para nga Reuters përcaktojnë për herë të parë dallimet në detaje të plota dhe të qarta. Teksti i parë pasqyron propozimet e komunikuara nga i dërguari i Trump, Steve Ëitkoff, zyrtarëve evropianë në Paris, të cilat më pas iu kaluan ukrainasve. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i përshkroi propozimet si një "kornizë e gjerë për të identifikuar dallimet midis palëve. Teksti i dytë doli një javë më vonë nga bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe evropianë në Londër dhe i është dhënë palës amerikane, thanë burimet. Lidhur me territorin, propozimet e Ëitkoff kërkonin njohjen de jure të kontrollit të Rusisë mbi Krimenë, gadishullin ukrainas që Moska e pushtoi dhe e aneksoi në vitin 2014, plus njohjen de facto të kontrollit të Rusisë mbi zonat e Ukrainës jugore dhe lindore që kontrollohen nga forcat e Moskës. Në të kundërt, dokumenti evropian dhe ukrainas shtyn diskutimin e detajuar rreth territorit deri pas përfundimit të një armëpushimi, pa përmendur njohjen e kontrollit rus mbi ndonjë territor ukrainas. Lidhur me sigurinë afatgjatë të Ukrainës, dokumenti i Ëitkoff thotë se Ukraina do të ketë një "garanci të fortë sigurie" me shtetet evropiane që veprojnë si garantues. Ai nuk jep detaje të mëtejshme, por thotë se Kievi nuk do të kërkojë të bashkohet me NATO-n. Dokumenti rival është më specifik, duke deklaruar se nuk do të ketë kufizime për forcat ukrainase dhe asnjë kufizim për aleatët e Ukrainës që vendosin forcat e tyre ushtarake në tokën ukrainase. Ai propozon garanci të forta sigurie për Kievin, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara me një "marrëveshje të ngjashme me Nenin 5", klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s. Lidhur me masat ekonomike, propozimet e Ëitkoff thonë se sanksionet në fuqi ndaj Rusisë do të hiqen si pjesë e marrëveshjes që po diskutohet. Kundërpropozimet thonë se do të ketë "një lehtësim gradual të sanksioneve pasi të arrihet një paqe e qëndrueshme" dhe se sanksionet mund të rivendosen nëse Rusia shkel kushtet. Dokumenti evropian dhe ukrainas propozon gjithashtu që Ukraina të marrë kompensim financiar për dëmet e shkaktuara në luftë nga asetet ruse jashtë vendit që janë ngrirë. Teksti i Ëitkoff thotë vetëm se Ukraina do të kompensohet financiarisht, pa dhënë burimin e parave.

Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49