Ashtu sic pritej Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar dhënien e vaksinave përforcuese kundër COVID 19 për miliona amerikanë të moshuar mbi 65 vjec dhe me shëndet të cenueshëm.Vendimi është marr për shkak se mutacionet e virusit shfaqin ende rrezikshmeri të lartë si dhe një dozë e tretë siguron më shumë mosinfektimin përsëri nga virusi. Doza shtesë do të jepet së paku gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë.