Top News – SHBA dhe Evropa më larg se kurrë / Bisedime të reja për Ukrainën, thellohet përçarja
08/04/2025 11:19

Një javë tjetër e mbushur me planifikime ushtarake dhe diplomaci do të nxjerrë sërish në pah përçarjen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë përsa i përket politikës ndaj Ukrainës, me dy takime kyçe të njëpasnjëshme në selinë e NATO-s në Bruksel. SHBA do të mungojë në takimin e parë dhe pritet të mos ketë ndonjë rol të rëndësishëm as në të dytin, pasi vendet evropiane synojnë të ecin përpara me planet e tyre. Takimi i parë, më 10 prill, do të mbledhë Ministrat e Mbrojtjes nga siç njihet "koalicioni i vendeve të gatshme për veprim", që përfshin edhe vende jashtë Evropës si Kanadaja dhe Australia. Ky grup prej 30 shtetesh u krijua në fillim të marsit pas një përplasjeje të ashpër mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë. Një nga objektivat kryesore të këtij koalicioni është formimi i një force ushtarake që do të dislokohej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje. Por një problem i madh për krijimin e kësaj force është mungesa e mbështetjes nga SHBA. Shumë vende, përfshirë Britaninë, kanë deklaruar se kjo do të ishte e mundur vetëm me një "garanci nga SHBA", që nënkupton mbështetje ajrore, logjistikë dhe inteligjencë. Deri më tani, nuk ka sinjale të qarta nga SHBA-ja që do ta marrë këtë rol. Shumëkush beson se nuk ka vullnet politik në uashington për ta bërë këtë. Britania dhe Franca po udhëheqin koalicionin, duke premtuar përkrahje ushtarake për misionin, dhe do të jenë organizatorë të takimit të 10 prillit. Një ditë pas bisedimeve të koalicionit të të gatshmëve, përçarjet transatlantike do të dalin sërish në pah në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i krijuar në vitin 2022 nga ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ai i drejtonte këto takime që kishin për synim koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas agresionit të plotë të Rusisë. Por pasardhësi i tij, Pete Hegseth, sipas të gjitha gjasave do ta anashkalojë takimin.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54