Top Channel/ Zelensky kundër zonës neutrale: Lufta moderne bëhet me dronë!
29/08/2025 22:39

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimet për një zonë neutrale midis forcave ukrainase dhe ruse si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, duke argumentuar se kjo nuk pasqyron realitetin e luftës moderne. Komentet e tij erdhën pas lajmeve që sugjeronin se udhëheqësit evropianë po shqyrtonin një zonë neutrale prej 40 km si pjesë të një armëpushimi ose një marrëveshjeje afatgjatë. Lufta në Ukrainë ka evoluar në një konflikt të dominuar nga teknologjia e dronëve dhe Zelensky tha se një lloj zone e tillë ekzistonte tashmë për shkak të kërcënimit të sulmeve me dronë pranë vijës së frontit. "Tashmë armët tona të rënda ndodhen në një distancë prej më shumë se 10 km nga njëra-tjetra, sepse gjithçka goditet nga dronët", tha ai. "Kjo zonë neutrale - unë e quaj 'zonë e vdekur', disa e quajnë 'zonë gri' - tashmë ekziston", tha Zelenski. Çdo marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë gjithashtu që Ukraina të heqë dorë nga një territor brenda zonës, të cilën Zelensky gjithashtu e hodhi poshtë: "Nëse Rusia dëshiron të ketë një distancë më të madhe nga ne, ata mund të tërhiqen në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës." Ndryshe nga propozimet e diplomatëve europiane të njoftura në mediat për një armëpushim apo marrëveshje, kancelari gjerman, Merz, theksoi nga Franca se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për muaj të tërë. Gjatë takimit me presidentin francez Macron, ai u shpreh se Putin ka vënë kushte të papranueshme. Merz përsëriti edhe se Ukraina nuk do të braktiset.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54