Top Channel/ Vr*tet ish kryetari i parlamentit ukrainas: U qëllua me armë zjarri, vd*q në vend!
30/08/2025 14:17

Andriy Parubiy, ish-kryetari i parlamentit të Ukrainës, është qëlluar për vdekje rreth mesditës në Lviv. Mediat ukrainase thonë se oficerët e zbatimit të ligjit morën një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në lagjen Sykhiv të qytetit më të madh në perëndim të vendit. “Viktima vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri është një figurë e njohur publike dhe politike i lindur në vitin 1971”, thuhet në raportin e policisë, që sqaron se po merren të gjitha masat për të identifikuar autorin e sulmit dhe vendndodhjen e tij. Parubiy drejtoi Parlamentin nga viti 2016 deri në 2019 dhe më herët pati shërbyer si Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes. Në vitin 2016, ai u zgjodh kryetar i parlamentit, në vend të Volodymyr Groysman, që mori pozicionin e kryeministrit. Rreth asaj kohe, ka patur edhe një tentative tjetër vrasjeje ndaj Parubiy me granatë dore.. Më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme raportoi se atentati ishte përgatitur nga një punonjës i Shërbimit të Sigurisë së Personelit (UDO) nga koha e ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovychit. “Ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko dhe Prokurori i Përgjithshëm Ruslan Kravchenko sapo kanë raportuar mbi rrethanat e para të njohura të një vrasjeje të tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë”, shkroi Zelenskiy në X, duke shtuar se kërkimet për vrasësin po vazhdojnë.

Top News – Ukraina shkatërron urën e Krimesë / Rusia hakmerret shpejt, shënjestron kalimet në Kiev
17/11 11:43
Top News – Bombarduesit e Putinit nuk njohin kufij / Koreja e Jugut ngre avionët luftarakë
17/11 11:41
Top News – Trump niset drejt Azisë, plasin protestat / Ndalesa e parë në Manila, më pas në Kinë
17/11 11:40
Top News – Do të takohet patjetër me Kim Jong un/Trump ‘fut mik’ Xi Jinping, ballë për ballë në Kinë
17/11 11:37
Top News – Emigrantët e padëshiruar në Ruandë / Pesë vende të BE-së hapin qendrën e deportimit
17/11 11:34
Top Channel/ Nuk njeh pavarësinë e Kosovës, “zbutet” Spanja: Nuk pengojmë afrimin e saj me BE-në!
17/11 11:23
Top Channel/ Serbi, studentët marrin parlamentin/ Lëvizja studentore siguron 140 mandate
17/11 11:18
Top Channel/ BE “merr hak” për valën e sulmeve kibernetike: Sanksione hakerëve dhe bankave ruse!
17/11 11:16
Top Channel/ NATO “të kthehet” pas në 1997-tës: Çfarë nënkupton kërkesa e Rusisë në Abu Dhabi!
17/11 11:15
Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28