Një përpjekje e fundit nga demokratët për të ringjallur bisedimet në Kongres për fondet jetike të asistencës financiare nga COVID-19, përfundoi me zhgënjim të premten. Është bërë tashmë gjithnjë e më e mundshme që ngërçi i Uashingtonit do të nënkuptojë më shumë vështirësi për miliona njerëz që humbasin asistencën e zgjeruar për papunësinë dhe dëme të mëtejshme për një ekonomi të goditur nga pandemia e koronavirusit ende në zhvillim. "Ishte një takim zhgënjyes", deklaroi udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, duke thënë se Shtëpia e Bardhë kishte refuzuar një ofertë të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të ulur kërkesat e demokratëve me rreth 1 trilion dollarë. Ai i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të "negociojë me demokratët dhe të zhvendosen drejt një pike të mesme. Mos thoni ose siç duam ne, ose hiç".