Delegacioni I kongresistëve amerikanë, kanë përfunduar vizitën në Luginën e Preshevës. Diplomatët kanë theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe të prosperitetit në trajtimin e çështjeve mes shqiptarëve dhe serbëve. Keith Self nga radhët e republikanëve dhe Suhas Subramanyam nga radhët e demokratëve thanë se janë evidenduar disa probleme reale mes shqiptarëve dhe shtetit serb. sistemi arsimor dhe zhvillimi i pabarabartë për shqiptarët në Serbi, janë përmendur nga kongresistët si një nga problemet kryesore të të drejtave të pakicës, ndërsa theksuan se në takime është diskutuar edhe çështja e pasivizimit të adresave.