Top News – Serbia po armatoset/ Ekspertët: Rrezik për mbarë rajonin!
15/11/2020 15:15

Furnizimi i shteti serb me arsenal armësh nga Rusia po shihet nga ekspertët e sigurisë në Kosovë si kërcënim për vendin, por edhe për rajonin. Nisur nga ky fakt, ata kërkojnë që institucionet kosovare të rrisin investimet në infrastrukturën e mbrojtjes. Përpara disa javësh, shteti serb mori si donacione nga Rusia tanke të tipit T-72, si edhe gjashtë avionë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2. Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, mendon se furnizimi me këto armë Serbinë paraqitet një rrezik më të drejtpërdrejtë për Kosovën, por edhe për vende të tjera që nuk kanë raporte të mira. Ibishi thotë se shteti i Kosovës duhet të jetë më i përgatitur politikisht dhe në aspektin funksional të përpiqet të jetë sa më parë nën ombrellën e NATO-së , pasi në këtë mënyrë do të jetë më I mbrojtur përballë një agresioni të Serbisë. “E kemi një disbalancë të forcave në rajon sidomos me një rritje të madhe më shumë se 1 miliardë kohët e fundit që i kanë deklaruar investime në armatim dhe në pajisje luftarake që e bëjnë Serbinë të jetë kërcënues për fqinjët në rend të parë për Kosovën por edhe vendet tjera që nuk kanë raporte të mira. Është një përparësi e jona që ne kemi prezencën ndërkombëtare KFOR-in këtu dhe normal dhe tendencat tona apo kërkesat tona që e kemi FSK-në si forcë të armatosur duhet të jemi edhe në aspektin politik dhe funksional të përshpejtojmë procedurat që të integrohemi në NATO dhe kur nën këtë nën ombrellë jemi shumë më komod. Me gjithë këtë arsenal armatimi rrezikon edhe Kroacinë dhe vendet tjera që janë në rajon dhe realisht kjo është një shtytje e jona që ne jemi më të përgatitur edhe politikisht edhe në aspektin funksional”. Përpara dy ditësh, presidenti serb shkaktoi reagime te ashpra në Prishtinë me deklaratën e tij se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Top News – BE përsërit zotimin në Tivat. Ballkani do të integrohet, Shqipëria pas Malit të Zi
05/06 13:13
Top News- Vuçiç do të shkojë në Mal të Zi/ Paralajmërimi për atentat, Presidenti serb ndërron mendje
04/06 14:41
Top News- BIA serbe këshilloi Vuçiçin për rrezik/ Podgorica: Qëndrimi në Mal të Zi është i sigurt
04/06 12:09
Top News- Vuçiç bojkoton samitin me BE/ Inteligjenca serbe ‘zbulon’ komplot për ta eliminuar
04/06 11:01
Top Channel/ “Janë të rrezikshëm”! Dhjetëra serbë ndalohen në Tivat dhe kthehen mbrapsht
03/06 22:16
Top News- Vuçiç nis ‘paramilitarët’ në Mal të Zi/ Bllokohen në aeroport, disa me precedentë penalë
03/06 20:12
Top News – Shqiptarët braktisën bujqësinë greke/ Athina drejtohet nga Egjipti, nis ‘importin’
03/06 13:51
Top News – Ambasadorët e BE japin dritën jeshile. Hapet rruga për heqjen e roaming me Ballkanin
03/06 13:41
Top Channel/ Pas Tiranës, Costa në Shkup: Prosperitet i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor!
02/06 14:53
Top News- Vuçiç fushatë për Listën Serbe/ Beogradi ‘fut sërish hundët’ në zgjedhjet e Kosovës
02/06 14:41
Top News – Arratiset shqiptari nga burgu grek/I shpëtoi ‘sy për sy’ rojeve të sigurisë në Koridhalos
02/06 12:09
Top News- Trump zgjedh diplomatët për Ballkanin/ Emrat i kalojnë senatit, por jo për Kosovën
02/06 12:07
Top Channel/ Mosparaqitja në punë i “ha kokën” zv.kryeministrit të RMV
01/06 23:12
Top Channel/ BE, mesazh për Ballkanin/ Costa deklaroi se vendet duhet të shfrytëzojnë mundësinë
31/05 15:06
Top Channel/ Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre parti shqiptare unifikohen
31/05 12:25
Top News – Gjuha shqipe ndan shqiptarët/ Vlen dhe BDI përplasen për provimin e jurisprudencës
30/05 17:39
Top News- Partitë shqiptare bëhen bashkë në Mal të Zi/ Synojnë bashkimin në një parti të vetme
27/05 21:29
Top News- Vrau bashkëjetuesen shqiptare/ Arrestohet 46-vjeçari nga Kosova, tentoi të djegë shtëpinë
27/05 17:42
Top News – Rikthehet Tsipras në Greqi / Majtisti i flaktë krijon një parti të re politike
27/05 14:00
Top News- Zbulohen krimet e “Titit”, shqiptari terrorizoi Greqinë: Rrëmbeu dhe një policie
26/05 22:50