Top News – Ambasadorët e BE japin dritën jeshile. Hapet rruga për heqjen e roaming me Ballkanin
03/06/2026 13:41

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar nisjen e negociatave për heqjen e tarifave të roaming-ut me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Vendimi pritet të marrë miratimin zyrtar nga Këshilli i BE-së, duke i hapur rrugë negociatave me Shqipërinë, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Komisioni Evropian kishte propozuar në shkurt zgjerimin e skemës “Roam Like at Home” edhe për Ballkanin Perëndimor. Nëse negociatat përfundojnë me sukses deri në fund të vitit, qytetarët e rajonit mund të përdorin telefonat e tyre në vendet e BE-së pa tarifa shtesë që prej vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se thirrjet telefonike, mesazhet SMS dhe interneti do të tarifohen njësoj si në vendin e origjinës, pa kosto shtesë gjatë udhëtimeve në Bashkimin Evropian. Skema “Roam Like at Home” është në fuqi në BE që prej vitit 2017 dhe konsiderohet një nga politikat më të suksesshme në dobi të qytetarëve evropianë.

Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08