Top News/ Serbia përplaset ashpër me Kroacinë / Dëbon diplomatin kroat: Hap drejt destabilizimit
21/11/2023 11:35

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka shpallur person të padëshirueshëm sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Serbi, Hërvoj Shnajder, vendim ky që është quajtur nga shteti kroat si një hap drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë angazhimit të tij profesional në Serbi, siç thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme serbe, sekretari i parë i ambasadës kroate, ka devijuar nga korniza e normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, por për këtë pretendim nuk jepen detaje. Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka reaguar menjëherë duke shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë dhe e ka quajtur aktin një hap drejt destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale. “Vendimi i Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti në juglindje të Evropës është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në komunikatën e diplomacisë kroate. Kroacia ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e thellë se dëbimi i diplomatit kroat paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, që sipas diplomacisë kroate, manifestohet posaçërisht në periudhën parazgjedhore në Serbi.

Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08