Top News – Serbia nën darën ruse / Raporti: Putin kontrollon politikën në Beograd
22/08/2023 17:31

Putin po ushtron influencën e tij në Ballkan përmes strategjive politike, ekonomike, ushtarake, fetare, mediatike dhe partneriteve kryesisht me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinës. Në këtë përfundim ka dalë instituti holandez i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili analizon të gjitha hemisferat e ndikimit rus në Ballkan. Në raport thuhet se pjesa më e madhe e skenës politike serbe ka krijuar lidhje të forta me Rusinë, për shkak të pozicionimit të Moskës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mbështetje të qëndrimit serb për Kosovën. Ish ministri i brendshëm dhe kreu aktual i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë të Serbisë, Aleksander Vulin konsiderohet aktori politik me ndikimin më të madh pro-rus. Mbështetja ruse për udhëheqësin e Republika Srpska, Milorad Dodik dhe lidhjet e saj me Kishën Ortodokse mbeten pika të rëndësishme të ndikimit politik të Rusisë në rajon. Në raport thuhet se mbështetja ruse për forcat politike serbe të ekstremit të djathtë ka një efekt destabilizues jo vetëm në Serbi, por edhe në vendet fqinje. Kjo është për shkak se këta politikanë në përgjithësi kanë pikëpamje pozitive për krijimin e një Serbie të Madhe siç u propagandua në vitet 1990 nga ish-presidenti serb Millosheviç. Duke mbështetur këta aktorë, Rusia minon stabilitetin dhe sovranitetin e vendeve fqinje si Kosova.

Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36