Top News- Serbia e Rusia bashkë kundër sanksioneve / Lavrov takon Gjuriç në Moskë: Të shmangim dëmin
17/02/2025 15:52

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të hënën se me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç kanë rënë dakord të vazhdojnë punën e përbashkët për të parandaluar dëmtimin e interesave të përbashkëta që kanë në Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS. Më 10 janar, SHBA sanksionoi NIS për shkak se kompania është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, me qëllim parandalimin e Rusisë që të shfrytëzojë të ardhurat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë. “Forca të caktuara në Perëndim nuk e duan bashkëpunimin tonë dhe po tentojnë të pengojnë bashkëpunimin tonë”, tha Lavrov në konferencën e përbashkët për shtyp me Gjuriç, i cili është në një vizitë dyditore në Moskë. Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve të NIS-it, ndërsa Serbia zotëron pothuajse një të tretën e aksioneve. Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç ka thënë se bisedimet për NIS-in do të vazhdojnë dhe që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të diskutojë këtë çështje edhe me zyrtarët rusë. “Gjëja më e rëndësishme është që shtetasit serbë të mos vuajnë nga sanksionet kundër NIS-it”, ka thënë ai. Industria e Naftës e Serbisë (NIS) ka nisur një kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, që funksionon në kuadër të Thesarit amerikan, që të shtyjë afatin për zbatim të sanksioneve. Presidenti Vuçiç ka thënë se ai është ende në pritje të përgjigjes nga zyrtarët amerikanë, dhe që shtyrjen e sanksioneve e konsideron të nevojshme derisa të gjendet një zgjidhje lidhur me pronësinë e kompanisë. Pas takimit me Lavrovin, Gjuriç tha se Serbia është në rrugën evropiane, por do t’i ruajë marrëdhëniet me Rusinë. Serbia varet nga Rusia sa u përket furnizimeve me gaz natyror, ndërsa mbështetet tek moska edhe për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Serbia i ka përkrahur rezolutat e Kombeve të Bashkuara për integritet territorial të Ukrainës, por pavarësisht thirrjeve të Brukselit, nuk është distancuar nga Moska zyrtare.

Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08
Top News- Zgjedhjet në Bosnje/ Dodik shpall fitoren në Republikën Srpska
05/10 11:49
Top News – Votohet për presidencën trepalëshe / Boshnjakët në zgjedhje, vendoset rrugëtimi drejt BE
04/10 12:25
Top News – Merz letër urimi për Kurtin. Kancelari gjerman: Qëndrojmë përkrah Kosovës!
03/10 13:08
Top Channel/Von der Leyen në Shkup: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në
03/10 12:11
Top News – Bariu 79 vjeçar u gjet në përrua / Viktima nga përmbytjet në Kretë, rrugët nën ujë
02/10 14:08
Top News – Flamuri shqiptar hiqet nga Korabi. Mburret kreu i Kumanovës – Krenaria e Maqedonisë!
02/10 13:53
Top News- Putin kërkon fitoren e Vuçiç/ Presidenti rus e sheh Kryeministër pas zgjedhjeve
02/10 13:51
Top News- Kroacia gjobit Malin e Zi/ Kërkon 2.4 miliardë euro për anëtarësimin në BE
02/10 11:53
Top News – Dështon misioni i spiunëve rusë/ Po vëzhgonin bazën e NATO-s në Letoni, pranga çiftit
01/10 21:00
Top News- ‘Vjeshta e zgjerimit’/ Kos: Shqipëria po përparon, Serbia të japë rezultate
01/10 15:39
Top Channel/Paga minimale 1.400 euro, Gjeloshaj: “Votova modelin, do rrisë ekonominë e Malit te Zi”!
01/10 11:32
Top News- ‘Ndryshoni tekstet shkollore’/ Athina kërkesë Shkupit-Bien ndesh me marrveshjen e Prespës
01/10 10:55
Top News – Lugina e Preshevës, listë e përbashkët/ Ministria e Jashtme: Në interes të shqiptarëve
30/09 23:05