Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06/2025 15:46

Në pjesën e prapme të një varreze të mbuluar me bimësi në një fshat të vogël serb, një gur varri misterioz 300-vjeçar tregon varrin e vampirit të parë të regjistruar në histori. Duke ecur mes shkurreve të dendura, historiani vendas Nenad Mihajloviç largon degët për të zbuluar varrin. Sipas vendasve, ky është vendi ku është varrosur Petar Blagojeviç, i njohur si babai i vampirëve. Mbështetur nga të dhënat historike, Mihajloviç dhe bashkëfshatarët e tij shpresojnë që Kisiljevo, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit, Beograd, të mund të pretendojë se është djepi i vampirëve dhe të tërheqë turistë. Ishte pikërisht këtu, në verën e vitit 1725, shumë kohë para se shkrimtari irlandez Bram Stoker të vendosej në shtëpinë famëkeqe të Drakulës në Transilvani, që fshatarët zhvarrosën trupin e Blagojeviçit, duke dyshuar se ai ngrihej nga varri natën për të vrarë vendasit. "Petar Blagojeviç u gjet plotësisht i paprekur", thotë Mirko Bogiçeviç, një ish kryebashkiak, familja e të cilit ka jetuar në Kisiljevo për 11 breza. "Kur ngulën një hu murrizi, gjak i kuq i rrodhi nga goja dhe veshët", thotë Bogiçeviç. "Ai ndoshta ishte thjesht një njeri i zakonshëm që pati fatin - ose fatkeqësinë - të bëhej vampir. Gjithcka që dimë është se ai ishte nga Kisiljevo dhe emri i tij shfaqet në të dhënat e vitit 1700", shton ai, duke mbajtur në dorë një kopje të Ëienerisches Diarium, gazetës perandorake vjeneze të datës 21 korrik 1725. Artikulli tregon ekzistencën e vampirit të Kisiljevos. Por, bazuar në rrëfimet e mjekëve dhe zyrtarëve austriakë, ka të ngjarë të ketë qenë një përkthim i gabuar ai që i dha jetë mitit. Një grup mjekësh austriakë ishin dërguar në kufijtë e perandorisë së Habsburgëve, për të hetuar një seri vdekjesh të pashpjegueshme. Ata panë gjak që dilte nga trupat cka mund të shkaktohet edhe nga infeksione serioze, sic mund të jetë ndoshta një shpërthim antraksi. Por gjatë marrjes së dëshmive, një fjalë e vjetër bullgare, upior, që do të thotë person i keq, ndoshta u murmurit nga fshatarët dhe mjekët e keqkuptuan duke shkruar Vampir në raport.

Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13