Top News – Serbët të ushtrojnë të drejtën e votës! Kreu i KQZ viziton qendrat në veri, proces i qetë
23/04/2023 12:25

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, ftoi qytetarët në veri të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. AI tha se procesi i zgjedhjeve në katër komunat veriore po vazhdon pa probleme dhe siguria është në nivelin e duhur. Au u ndal fillimisht në një qendër votimi në lagjen e boshnjakëve në mitrovicë. Radoniqi: Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem “Pamë që procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem. Gjithashtu dua të ftoj gjithë qytetarët e komunave veriore, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zupin Potokut që të dalin në zgjedhje, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe me këtë mënyrë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ndërtojmë institucionet legale, demokratike” Radoniqi u shpreh se kanë ndërmarrë të gjitha masat bashkë me policinë që këto zgjedhje të jenë të qeta. Radoniqi: Po shpresojmë që procesi të përfundojë i qetë “Ne si KQZ, siç kam deklaruar edhe më herët i kemi ndërmarrë të gjitha masat në bashkëpunim me policinë që ky proces të shkoj në rregull, të ketë qetësi, të hapen vendvotimet, të cilat të gjitha janë hapur në kohë, siç është paraparë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit. Dhe po shpresojmë që gjithë procesi do të përfundojë i qetë” Kryesuesi i KQZ-së nuk ka dhënë shifra se sa është numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Top Channel/ Dënimi i Thaçit,Justina Shiroka Pula:Aktgjykimi,shqetësim për respektimin e të drejtave
17/11 23:33
Top News- Qeveria e Kosovës kritikon Specialen/ Shqetësime për dënimin e dytë ndaj Thaçit
17/11 20:40
Top News-Dënimi me 17 muaj burg ndaj Thaçit/ Veteranët në protestë para zyrave të Bashkimit Europian
17/11 17:22
Top Channel/ Thaçi: Politikë, jo drejtësi. Dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
17/11 15:19
Top News – Tentoi të pengojë drejtësinë. Haga dënon me 17 muaj burg ish Presidentin Hashim Thaçi
17/11 11:37
Top Channel/ Kosova ndalon energjinë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera
16/11 19:53
Top Channel/ U kap me kokainë në kufi, dyshohet se gëlltiti drogën, vdes pasi e ndaloi policia
16/11 15:23
Top News- Vdes 26-vjeçarja në Kosovë/ Po merrej në pyetje nga policia, shfaqi probleme
16/11 14:49
Top News – Këngë nacionaliste serbe në KE. Incident diplomatik në Bruksel, reagon Kosova
16/11 11:30
Top News – “Oj Kosovo, Kosovo”, kush e vendosi këngën serbe në Bruksel, reagon Kos
16/11 11:24
Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36