Vendimi i Këshillit të BE-së që të përfshihen në listën e bardhë Schengen, edhe qytetarët serbë me pasaporta jo kosovare, për Presidencën e Kosovës është dëmtim I legjitimitetit pasi cenon karakterin multietnik. Përmes një reagimi të shpërndarë për mediat, institucioni I Presidencës, thekson se ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën dhe se bie ndesh me kushtetutën e vendit. “Republika e Kosovës nuk merr asnjë përgjegjësi për shkeljet që bartësit e këtyre dokumenteve të jashtëligjshme mund të bëjnë në zonën Schengen.”, thuhet në deklaratë.