Top News – Samiti i OKB-së për klimën / Nis punimet në Skoci, pritshmëri të larta
31/10/2021 17:25

Në Skoci ka nisur punimet samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën në të cilin gjatë dy javëve, përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhet ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mundësitë për të arritur këtë objektiv po zbehen me shpejtësi. Takimi përballet me detyrën e frikshme për të hartuar "disa nga rregullat të vështira" të cilat u shmangën në Marrëveshjen e Parisit. Protesta të shumta pritet të mbahen gjatë mbajtjes së samitit në Glasgou të Skocisë nga aktivistë të mjedisit të cilët janë të pakënaqur me politikat mjedisore të udhëheqësve botërorë. Më shumë se 100 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në samit, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kancelaren gjermane në largim, Angela Merkel, kryeministrin indian, Narendra Modi dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson. Udhëheqës të tjerë botërorë, si presidenti rus Vladimir Putin, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro pritet t’i drejtohen samitit përmes lidhjeve video. Disa punë të papërfunduara nga Samiti i Klimës në Paris, në vitin 2015, përfshijnë rregullat për tregtimin ndërkombëtar të karbonit, i cili shihet si një instrument kyç për kontrollimin e forcave të tregut në luftën kundër ngrohjes globale.

Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30