Për të parën herë, rusia ka pranuar koston e rëndë të pushtimit nga ana e saj të ukrainës duke e quajtur një tragjedi humbjen e trupave dhe goditjen ekonomike nga sanksionet ndërsa ukrainasit evakuohen nga qytetet lindore para një ofensive të madhe të paralajmëruar. Pushtimi gjashtë javor i Ukrainës ka bërë që më shumë se 4 milionë njerëz të largohen nga vendi, ndërsa të vrarët apo lënduarit janë me mijëra. Qytetet janë kthyer në rrënoja dhe liderët e kompanitë ruse janë gjunjëzuar nga sanksionet.