Top Channel/Vrasja SHBA, video e re:Renee ktheu rrotat, s`donte të shtypte policin-Plasin tensionet!
10/01/2026 14:40

Momenti i vdekjes së Renee Nicole Good, gruas së vrarë në Minneapolis nga një patrullë e ICE (policia kundër emigracionit), është dokumentuar nga disa video, të xhiruara si nga agjentë federalë ashtu edhe nga dëshmitarë okularë. Pamjet, shumë të qarta dhe të rënda, janë filmuar nga disa kënde, dhe gjithmonë e më shumë duket se e kundërshtojnë variantin zyrtar të administratës Trump sipas të cilës, 37 vjecarja kishte tentuar ta shtypte efektivin me makinë. Videot tregojnë makinën me Renee Good në timon të ndaluar në mes të rrugës, teksa një kamioncinë gri pa shenja identifikuese, por me sirenë dhe drita blu, ndalon pranë saj. Nga mjeti zbresin tre agjentë të armatosur; njëri pozicionohet përpara makinës, një tjetër qëndron disa hapa pas, ndërsa i treti tenton të hapë me forcë derën e shoferes, duke i bërtitur të zbresë. Mes protestave të kalimtarëve, drejtuesja e automjetit përpiqet të largohet duke u tërhequr mbrapsht dhe më pas duke kthyer djathtas. Gjatë kësaj manovre, agjenti përpara makinës hap zjarr nga afër, duke qëlluar fillimisht xhamin e përparmë dhe më pas edhe dy herë të tjera brenda kabinës. SUV-i vazhdon lëvizjen për inerci dhe përplaset me disa makina të parkuara. Një video e publikuar më vonë, e regjistruar nga kamera trupore e agjentit te ICE, tregon momentin kur ai i afrohet automjetit dhe dëgjohet gruaja duke thënë se nuk është e zemëruar, teksa me sa duket gjithmonë e më shumë në pamje, ajo ka kthyer rrotat djathtas, e ka tentuar të largohet.. Pamjet nuk shfaqin drejtpërdrejt momentin e të shtënave, por regjistrojnë zhurmën e tyre dhe përplasjen fatale të automjetit. Pas publikimit të pamjeve, në disa qytete të Shteteve të Bashkuara kanë shpërthyer protesta dhe marshime në kujtim të Renee Good, me thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie ndaj agjentëve të përfshirë. Demonstruesit kanë dënuar dhunën policore dhe politikat e ashpra të emigracionit, duke e cilësuar rastin si një tjetër simbol të abuzimit me pushtetin. E ndërkohë që hetimet vazhdojnë, ndërsa tensionet sociale mbeten të larta.

Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27