Top News – Rusia ‘dorë’ në Jarinjë… / Tensionet në veri të Kosovës në fokusin e Moskës
28/09/2021 11:11

Prania e zyrtarëve rusë në objektet e ushtrisë serbe, që ndodhen në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, është një mesazh konfuz nga Beogradi, që mund të dënohet nga vendet perëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq. Më 26 shtator, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Millan Mojsilloviq, kanë vizituar disa ushtarë serbë, që janë vendosur në gjendje të gatishmërisë luftarake në bazën ushtarake të Rudnicës. Kjo bazë gjendet pranë qytetit të Rashkës në Serbi, rrugës për në pikën kufitare të Jarinjës. Me ta ka qenë edhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, si dhe i dërguari rus për mbrojtje, Aleksandr Zinchenko. Është thënë se ata kanë shkuar atje që “të binden personalisht për situatën aktuale”. Në ueb-faqen e Ministrisë serbe të Mbrojtjes thuhet se Stefanoviq i ka falënderuar mysafirët nga Rusia “që janë njohur me situatën në vijën administrative dhe në veriun e Kosovës dhe Metohisë”. Ambasadori rus thuhet se ka konfirmuar mbështetjen e Rusisë për pozicionin e Beogradit dhe se ka shprehur shqetësimin e Moskës zyrtare. “Kjo ka për qëllim pastrimin etnik të Kosovës”, ka thënë Kharchenko. Ambasadori rus e ka shfrytëzuar vizitën për të komentuar edhe pozicionin e vendeve perëndimore, të cilat i ka cilësuar si “të çuditshme” dhe “të dëmshme”. Ai ka thënë se ato “i mbyllin sytë në një situatë shumë të rrezikshme”, ndonëse, sipas tij, “të gjithë e kuptojnë se kush është fajtor dhe cila është arsyeja e një provokimi të tillë”. Që nga fillimi i krizës, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe që çështjet e hapura t’i zgjidhin me dialog.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10