Top News – Rusia ‘do të djegë’ Ballkanin përmes Serbisë / PE lëshon alarmin: Moska do tensione
26/04/2023 14:24

Ky kanal shtetëror i Rusisë është nën sanksionet e Bashkimit Evropian për shkak se akuzohet se shërben për përhapjen e propagandës së Rusisë, ndërsa në Serbi ka hapur një zyrë dhe një kanal në gjuhën serbe. Russian Today, media e kontrolluar nga Kremlini dhe e financuar nga buxheti i shtetit, i është ndaluar transmetimi në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022. Në raportin e komisionit të posacëm të Parlamentit Evropian për ndërhyrje të jashtme, që u miratua të mërkurën në Komisionin e Politikës së Jashtme, nënvizohet nevoja që BE-ja në mënyrë aktive t’i kundërvihet propagandës së aktorëve që kanë qëllime të këqija në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe që kanë për qëllim dëmtimin e interesave dhe të vlerave të BE-së. Rajoni i Ballkanit Perëndimor vlerësohet si hapësirë në të cilën përballen interesat e ndryshme strategjike dhe se disa vende të rajonit, në veçanti Serbia, janë të ndjeshëm ndaj tentimeve për destabilizim. Raporti përmend përdorimin e investimeve strategjike dhe fushatat e dezinformimit për të dëmtuar edhe reputacionin e BE-së dhe për të penguar proceset demokratike. Si shembull përmendet edhe fushata që ka për qëllim zvogëlimin e orientimit euroatlantik të qytetarëve të vendeve të rajonit. Rusia, sipas këtij raporti, përdor ndikimin e saj në Serbi duke tentuar që të destabilizojë vendet fqinje, për shembull: “Në Bosnje e Hercegovinë përmes Republikës serbe; në Mal të Zi përmes ndjenjave pro-serbe si dhe Kishës ortodokse serbe; në Kosovë duke përdorur mospajtimet ekzistuese në veri”. Qëllimi i ndërhyrjes ruse, sipas raportit, duhet parë si pjesë përbërëse e një strategjie të promovimit të autoritarizmit në tërë Evropën. Raporti përmend se si qëndrimet pro-ruse përhapen në rajon përmes mediave serbe dhe hungareze. Sa i përket Serbisë shprehet shqetësim sidomos për faktin se “Serbia është vendi më i përshtatshëm për ndikimin e huaj në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht nga Rusia dhe Kina”.

Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08