Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar se i “ka shkatërruar marrëdhëniet SHBA – Kosovë”. Në një postim në Twitter Kurti ka thënë “se është e drejtë e të zgjedhurve në zgjedhje demokratike për të shkuar në zyrë pa kërcënime apo rreziqe”. Grenell shkruan se Kurti është lideri i parë që dënohet edhe nga demokratët edhe nga Republikanët në SHBA.