Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06/2025 15:18

Kremlini tha të hënën se nuk mund ta përjashtonte mundësinë që protestat antiqeveritare në Serbi, një aleate e ngushtë e Rusisë, mund të jenë një përpjekje për 'revolucion me ngjyra', por moska është e sigurt se udhëheqja serbe mund të rivendosë qetësinë. Policia serbe u përlesh të shtunën me protestuesit antiqeveritarë që kërkonin zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç. "Pavarësisht faktit se Serbia është nën një presion të paparë, nuk mund të përjashtojmë mundësinë se atje po përdoren metoda të njohura për të provokuar revolucione me ngjyra", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. "Nuk kemi dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të jetë në gjendje të rivendosë ligjin dhe rendin në një të ardhme shumë të afërt", shtoi ai. Rusia tradicionalisht e ka konsideruar Vuçiçin si një aleat të ngushtë dhe udhëheqësi serb ishte në Moskë më 9 maj për të parë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq të mbajtur për të përkujtuar fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë mbylljen e universiteteve, e kanë tronditur Vuçiçin, një populist, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur janë planifikuar edhe zgjedhjet parlamentare. Vuçiç thotë se "fuqi të huaja" të paspecifikuara qëndrojnë pas protestave dhe se protestuesit kanë tentuar të "rrëzojnë Serbinë", por kanë dështuar.

Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32