Top News – Republikanët kërkojnë shtyrjen e gjykimit të Trumpit deri në shkurt
22/01/2021 10:48

Republikanët në Senatin amerikan u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit kundër ish-Presidentit Donald Trump deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij të përgatisë një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme. Kjo lëvizje erdhi pasi demokratët më herët gjatë ditës thanë se Dhoma e Përfaqësuesve mund të dërgonte që të premten në Senat akuzat, që u miratuan javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump. Ish-presidenti republikan Donald Trump u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në vendpushimin e tij në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden. Lideri i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell u kërkoi demokratëve që të prisnin deri në 28 janar për dërgimin e akuzave për t’i dhënë zotit Trump dy javë për të përgatitur mbrojtjen e tij ligjore. Zyra e udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje në lidhje me propozimin e senatorit McConnell, thotë VOA. Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e zevendespresidentes Kamala Harris për të kapërcyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të axhendës së Presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për Kabinetin e tij.

Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07 23:20
Top Channel/ Fundi tragjik i ish-ministrit rus! Pse presidenti Putin e largoi Starovoit nga detyra?!
07/07 23:18
Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07 23:18
Top channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 95 viktima nga përmbytjet
07/07 23:13
Top News- Trump “godet” Korenë e Jugut dhe Japoninë, zbulon tarifat e reja
07/07 23:05
Top News- Pengu i Hamasit rrëfen tmerrin në robëri, thirrje të fortë për Trump
07/07 23:04
Top Channel/ U shkarkua nga Putin, ministri rus i merr jetën vetes pak orë pas largimit nga posti
07/07 19:53
Top Channel/ Lufta me flakët dhe nxehtësia përvëluese… Greqia gjen zgjidhjen, urdhër: Mos punoni
07/07 18:08
Top Channel/ Teksasi nën alarm! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, nuk dihet fati i të zhdukurve
07/07 18:07
Top Channel/ “Do të kemi një marrëveshje këtë javë”, Trump takim kokë më kokë me Netanyahun
07/07 18:05
Top Channel/ Gatoi kërpudhat helmuese për të vr*rë familjarët e ish-burrit, shpallet fajtore gruaja
07/07 18:03
Top Channel/ I nxehti ekstrem, Greqia “fal pushime”: Mos dilni në punë!
07/07 15:25
Top News-‘Lumi i vd*kjes’ u fry 9 m në 1 orë/ Video rrënqethëse, ‘tërbimi’ që mori 80 jetë njerëzish
07/07 15:12
Top News – Partia e tretë, e dënuar me dështim / Musk, mes elefantit republikan e gomarit demokrat
07/07 15:05
Top News – Vr*sësja e kërpudhave shpallet fajtore / Helmoi vjehrrën e vjehrrin, pritet dënimi
07/07 15:01
Top News – 1 mijë raketa e dronë çdo ditë / Putin godet ashpër Ukrainën, sfidon Trumpin
07/07 15:00
Top News – Prishet treni me destinacion Londrën…800 pasagjerë të bllokuar në Francë për 9 orë
07/07 14:57
Top Channel/ Ky do të jetë shansi i fundit për Gazën? A do ta ulë hundën Netanyahu
07/07 14:37
Top News – SHBA heq dorë nga Ukraina…’Nuk është më prioritet’, cilat janë rreziqet
07/07 12:19
Top News – Netanyahu shkon tek Trumpi / Shpresa për armëpushim në Rripin e Gazës
07/07 12:19