Top News – 1 mijë raketa e dronë çdo ditë / Putin godet ashpër Ukrainën, sfidon Trumpin
07/07/2025 15:00

Rusia së shpejti mund ta godasë Ukrainën me 1,000 dronë dhe raketa çdo ditë, ndërsa një tjetër sulm vdekjeprurës u zhvillua gjatë natës. Ishte sulmi i dytë masiv në katër ditët që nga telefonata e Trumpit me Putinin që përfaqëson një sfidë thuajse të pakapërcyeshme ndaj axhendës së paqes të Presidentit. Kapaciteti i fuqisë së zjarrit të Moskës është në rritje dhe forcat ruse kanë thyer rregullisht rekordin për breshërinë më të madhe ditore të armëve të përdorura në javët e fundit. Më 1 qershor, një valë prej 479 dronësh dhe raketash u bë sulmi më i madh me dronë i Rusisë gjatë luftës. Më 9 qershor kjo shifër u kapërcye me 499, pastaj përsëri më 29 qershor me 537. Dhe së fundmi, vetëm të premten e kaluar, Putini terrorizoi Kievin me një stuhi zjarri prej 550 dronësh dhe raketash, pikërisht kur ai dhe Trump mbaruan një telefonatë. Industria e mbrojtjes e Rusisë po rritet me shpejtësi dhe shembulli është edhte një fabrikë e madhe raketash në Votkinsk dhe zinxhirët e furnizimit që po zgjerohen me shpejtësi. Me një arsenal në zgjerim, përmasa e breshërisë së rregullt të Rusisë mbi Ukrainë duket se vetëm do të rritet vetëm - që do të thotë se së shpejti mund të përdoren deri në 1000 armë në ditë. E kjo është një perspektivë e zymtë për Ukrainën, ku çdo valë sjell dhimbje dhe vdekje. Dhjetëra raketa dhe dronë kamikazë u lëshuan këtë mëngjes, duke vrarë të paktën tre persona, dy në rajonin e Sumit dhe më tej në Odessa. Pati gjithashtu të lënduar edhe në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Të paktën 27 persona u plagosën, përfshirë fëmijë të moshës tre, shtatë dhe 11 vjeç. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Rusia do të vazhdonte të vriste njerëz- dhe la të kuptohej se sanksione të reja do të kishte për moskën.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54