Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07/2025 23:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, duke rritur presionin ndaj dy aleatëve amerikanë dhe dhjetëra ekonomive tjera për të arritur marrëveshje tregtare me Uashingtonin. Trump u ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind. Në letrat dërguar liderëve të Japonisë dhe Koresë së Jugut, Trump u shpreh se rritja e tarifave do të ndodhë pasi marrëdhëniet tregtare me Uashingtonin, “fatkeqësisht janë larg reciprokes”. Në letra është thënë se data e fundit për hyrje në fuqi të tarifave është 1 gushti dhe ka paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejshëm nëse shtetet e përfshira hakmerren me kundërmasa. Aktualisht, këto shtete janë goditur me 10 për qind tarifë – masë që Trumpi e zbaton në pothuajse të gjithë partnerët tregtarë. Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se është i gatshëm t’i ulë tarifat nëse shtetet i ndryshojnë politikat tregtare. Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, theksoi se “nuk do të bëjë lehtësisht kompromis” në bisedimet tregtare me Uashingtonin. Deri më tani, Uashingtoni ka arritur marrëveshje tregtare vetëm me Britaninë dhe Vietnamin, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë pajtuar për t’i ulur përkohësisht tarifat në produktet e njëra-tjetrës, që shkonin në mbi 100 për qind.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23