Top Channel/ “Do të kemi një marrëveshje këtë javë”, Trump takim kokë më kokë me Netanyahun
07/07/2025 18:05

Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po rriten. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington. Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit. Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë “Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha në anën tjetër Netanyahu. “Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin të gjithë shpresojmë”, tha ai përpara se të nisej drejt SHBA-së. Izraeli dhe Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – nisën bisedimet jodirekte për një propozim të SHBA-së, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve, të dielën në Katar. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohen. Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.

Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18
Top Channel/ Zelensky kritikon miqësinë “e çuditshme” Trump-Putin: “Si të jesh shok me Hitlerin”!
27/11 11:17
Top Channel/SHBA,Ditë Falenderimesh me stuhi: Anulohen qindra fluturime, shtyhet parada në Nju Jork!
27/11 10:46
Top News – “Nuk firmos rritjen e pagave”/ 1 miliard euro rritje pagash, Meloni sfidon magjistratët
27/11 10:00