Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07/2025 23:18

Ministri i Transportit i shkarkuar nga Presidenti rus Vladimir Putin, Roman Starovoit, u gjet i vdekur në makinën e tij jashtë Moskës me një plagë nga arma e zjarrit dhe hipoteza kryesore është se ai kreu vetëvrasje, thanë hetuesit shtetërorë. Starovoit u shkarkua më herët sot nga Presidenti Vladimir Putin dhe kreu vetëvrasje disa orë më vonë, tha Komiteti Hetues Rus. “Trupi i ish-Ministrit të Transportit rus, Roman Vladimirovich Starovoit, u gjet sot në makinën e tij, me një plagë nga arma e zjarrit”, tha Komiteti Hetues, duke shtuar se “hipoteza kryesore (e shkakut të vdekjes së tij) është vetëvrasja”. Mediat ruse, duke cituar burime të zbatimit të ligjit, raportuan se një pistoletë që i përkiste Starovoit u gjet pranë trupit të tij në makinën e tij. Përpara se të emërohej ministër i transportit në maj 2024, Starovoit ishte guvernator i rajonit të Kurskut për gati pesë vjet. Tre muaj pasi u bë ministër i transportit, trupat ukrainase kaluan kufirin në Kursk në pushtimin më të madh të huaj të territorit rus që nga Lufta e Dytë Botërore dhe u zmbrapsën vetëm në fillim të këtij viti pas luftimeve të ashpra dhe shkatërrimeve të gjera. Shkarkimi i Starovoty vjen në një kohë sfidash të rëndësishme për sektorin e transportit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon për të katërtin vit radhazi. Po kush ishte Starovoit. Ai la postin e tij si guvernator i rajonit të Kurskut, trupat ukrainase pushtuan Kurskun nga kufiri, ndërsa Kievi nisi pushtimin më të madh të huaj të territorit rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Forcat ukrainase u dëbuan nga Kursku në fillim të këtij viti. Disa zyrtarë rajonalë në Kursk u arrestuan më pas me akuza për abuzim me pushtetin. Në prill të këtij viti, pasardhësi i Starovoit si guvernator, Alexei Smirnov, u akuzua për përvetësim të parave të destinuara për qëllime mbrojtjeje. Një burim i tretë në industrinë e transportit tha se pozicioni i Starovoit kishte qenë në pikëpyetje për muaj të tërë, jo konkretisht për çështjet e transportit, por për skandalet e korrupsionit në Kursk. Reuters nuk ishte në gjendje ta konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Top News – Iraku kërkon naftën e kurdëve/ Haset në refuzim, rrezik për përshkallëzim të tensioneve
24/11 16:32
Top Channel/ Lobim për kompani naftë? Senati nis hetime për zv/presidentin e SHBA, Vance!
24/11 16:23
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sërish pa Serbinë: Por optimist për lidershipin e ri!
24/11 16:14
Top News – Lufta kapërceu Evropën… / Ukraina: Sulmi mbi anijet ruse në Libi, vetëmbrojtje
24/11 15:16
Top News-5 gra vriten çdo orë / Të dhënat e OKB, femicidi mbetet në shifra të larta
24/11 15:16
Top News – Frikë për sigurinë mbretërore… / ‘Vidhet’ shtëpia e princit William, dy të arrestuar
24/11 15:11
Top News – Luanesha në arrati pranë Stambollit / Plasin memet në rrjet, panik në qytet
24/11 15:11
Top News – BE ndalon makinat kineze / Muajin e ardhshëm kufizohen importet e hibrideve
24/11 15:11
Top News – SHBA ‘frenon’, bllokon Patriotët / FT: Sekretari i Luftës po vonon dorëzimin në Kiev
24/11 13:16
Top News – 5 mijë vdekje nga i nxehti këtë verë / Britania e Madhe u përvëlua, thyhet çdo rekord
24/11 13:16
Top News – Urdhëron mbylljen e plotë të Hormuzit / Irani kërcënon SHBA, tre cisterna nafte në flakë
24/11 13:14
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë…!’ / Bombarduesit rusë ‘terrorizojnë’ Korenë e Jugut
24/11 12:59
Top News – Ukraina ‘terrorizon’ Mesdheun. Flota ‘sekrete’ që sulmon rusët, panik për anijet tregtare
24/11 12:57
Top News – Kishte vizione të Djallit e Ferrit/Botohen ditarët e Papa Françeskut, ‘krizë shpirtërore’
24/11 12:43
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Sllovakia: Gati të mbyllë negociatat
24/11 12:25
Top News – Nga kuaj fuqi në fuqi zjarri… / Toyota “nis” të prodhojë armë, Japonia militarizohet
24/11 12:08
Top Channel/Spektakël në qiell: Sot shfaqet “Superhëna e Kastorit”,e para e tre superhënave radhazi!
24/11 12:08
Top News – Huang kthehet në krye të Nvidia-s / Pas ndërhyrjes së Trumpit, ndryshon papritur bordi
24/11 11:54
Top Channel/ Athinë, tritol lokalit të shqiptarit: Shpërthimi u kap në kamera, dyshimet e policisë!
24/11 11:47
Top Channel/ Kthimi i Jensen Huang te Nvidia, rriten “rrufeshëm” tregjet aziatike të aksioneve!
24/11 11:46