Top News – Republikanët “braktisin” Trump, do të votojnë pro vënies së dytë nën “impeachment”
13/01/2021 12:01

Dhoma e përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që i kërkon zëvendëspresidentit Mike Pence të evokojë amendamentin e 25 të kushtetutës dhe të shkarkojë Donald Trump. Por, ndërsa debati vazhdonte në sallë, Pence i ka dërguar një letër kryetares së dhomës, Nancy Pelosi, në të cilën shpjegonte se evokimi i amendamentit 25 nuk ishte në interesin e vendit. “Jo”-ja zyrtare e Pence duket kështu se i hap rrugën impeachmentit. Bëhet fjalë sidoqoftë për një veprim simbolik pasi Pence kishte deklaruar se nuk do ta bënte. Nisma e demokratëve për të shkarkuar presidentin Donald Trump nga posti duket ndërkohë se po fiton terren pasi edhe disa republikanë kanë nisur të prishin radhët. Liz Cheney, vajza e ish zv presidentit Dik Cheney, e treta në hierarkinë e republikanëve në dhomën e përfaqësuesve, tha se ajo do të votonte pro vënies së Trump nën hetim për sulmin e javës së kaluar mbi kongres. Dy republikanë të tjerë të dhomës së përfaqësuesve, John Katko dhe Adam Kinzinger, kanë thënë më herët se edhe ata do të votonin për Impeachmentin. Sipas Nju Jork Times, lideri republikan i senatit, Mitch McConnell, i ka thënë personave të besuar të tij se ishte i kënaqur që demokratët donin të vinin nën hetim presidentin sepse ai besonte se kjo do të ndihmonte në largimin e tij nga partia republikane. Dhoma duhet të votojë tani për të vënë nën impeachment për të dytën herë presidentin Trump, gjatë ditës. E ndërkohë, Donald Trump po diskuton me urgjencë mundësinë e dhënies së një faljeje për fëmijët e tij dhe veten. Sipas CNN, që citon burime nga shtëpia e bardhë, presidenti po vazhdon të vlerësojë hipotezën edhe pas dhunës në kongres. Ideja e faljes, thonë burimet për CNN, e tërheq Trump që nga koha kur ka marrë detyrën.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25