Top News – Rekord ditor viktimash në Rusi/ Trefishohet numri i rasteve të reja brenda një muaji
10/07/2021 17:56

Rusia raportoi të shtunën për 752 viktima nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë e ditore në këtë vend, qëkurse ka nisur pandemia e koronavirusit, pranverën e vitit të kaluar. Autoritetet shëndetësore raportuan të shtunën edhe për 25,082 raste të reja pozitive, prej tyre 5,694 në Moskë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi arrin në mbi 5.7 milionë, ndërsa i viktimave në 142,253. Rusia është duke përjetuar një valë të rëndë të infektimeve, që besohet të jetë shkaktuar nga varianti Delta i koronavirusit. Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më infektuese se variantet e mëparshme. Pavarësisht disa rekordeve të viktimave në javët e fundit, autoritetet ruse kanë thënë se nuk kanë plane për izolim. Në përpjekje për të frenuar pandeminë, nga 7 korriku është vendosur që njerëzit e pavaksinuar kundër koronavirusit dhe që nuk kanë qenë të infektuar, do të duhen të testohen brenda tre ditësh pas hyrjes në Rusi dhe të vetizolohen derisa të marrin rezultatin e testit. Numri i infeksioneve të konfirmuara ditore në Rusi është gati trefishuar gjatë muajit të kaluar, nga rreth 9,000 në fillim të qershorit në më shumë se 25,000 këtë javë. Sipas Universitetit Johns Hopkins, që mbledh të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar mbi 4 milionë viktima.

Top Channel/ Raketat me rreze të gjatë veprimi, SHBA i jep leje Ukrainës të godasë Rusinë
22/10 23:32
Top News- GJND kritikon Izraelin për ndihmat/ E detyron të bashkëpunojë me OKB-në për Gazë
22/10 23:00
Top News- Ushtria amerikane godet me raketa anijen në Oqeanin Paqësor, Hegseth: Ishte me drogë
22/10 22:48
Top News- Vuçiç e mbushi kupën, merr goditjen e parë nga Brukseli…nuk ka më tolerim
22/10 22:30
Top Channel/ Meta i shpall “luftë” Chat GPT
22/10 22:16
Top Channel/ Greqi, 37 të arrestuar për Bujqësinë. Prangosen abuzuesit e fermerëve
22/10 22:08
Top Channel/ Tronditëse në Itali, ish-bashkëshorti sulmon me thikë gruan në fytyrë
22/10 22:07
Top channel/ Vjedhje e re në muzeun francez të Diderot disa orë pas Luvrit, zhduken 2,000 monedha
22/10 22:00
Top News- Rusia nuk e mban më dorën, Putin “mesazh” perëndimit…raketa të tjera mbi Ukrainë
22/10 21:56
Top News- Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me 70 persona, 40 viktima
22/10 20:15
Top Channel/ Shkatërrohet rrjeti i hakerave! Mashtruan me 49 milionë llogari false
22/10 19:37
Top News – Serbia, ‘masha’ e Putinit. Raporti britanik, si po pengohet zgjerimi i NATO dhe BE
22/10 17:45
Top News – Sarkozi nuk është i sigurt as në burg. Ish presidenti francez me dy roje në qeli
22/10 16:47
Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10 15:27
Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10 15:26
Top News – Asnjë ushtar turk në Gaza / Netanyahu kundërshton, nis faza e dytë e planit të paqes
22/10 15:26
Top News – Londër-Paris, trena me dy kate / Eurostar në ethet e konkurrencës, plan 2 miliardë euro
22/10 15:25
Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10 15:22
Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10 15:15
Top News – NATO tregon bombat bërthamore / Për herë të parë gazetarët në stërvitjet ‘top secret’
22/10 15:10
BILETA Portokalli - Bileta