Top News – Raporti i KLSH për 2019/ Qeveria fshehu defiçitin buxhetor
05/11/2020 14:16

Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes raportit për zbatimin e buxhetit të vitit 2019, kostaton se qeveria raportoi treguesin e deficitit buxhetor në vlerë më të ulët se sa realiteti. Sipas rportit të KLSH-së publikuar nga revista ‘Monitor’, deficitit faktik i raportuar nga Ministria e Financave paraqitet në 1.87% të PBB-se ose e shprehur ne shfira te tjera -31 miliardë lekë. Por raporti i Kontrollit të lartë të Shtetit për Zbatimin e buxhetit në vitin 2019 thekson se, deficiti buxhetor për të njëjtën periudhe është 0.4 për qind të PBB më i lartë pra 2,27 % e PBB-së, pasi nuk është përllogaritur mbulimi i humbjeve nga rivlerësimi i rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë prej 6.8 miliard lekësh. Ky nënvlerësim nga mos emetimi dhe mos raportimi jep të njëjtin efekt nënvlerësues në stokun e borxhit publik të raportuar në fund të vitit 2019, vë në dukje KLSH. Si konkluzion, KLSH thekson se, raportimi i zërave në pasqyrën e konsoliduar të treguesve fiskalë, vijon të mbetet formal duke mos reflektuar saktë dhe në mënyrë të plotë nivelin real të shpenzimeve buxhetore dhe si pasojë edhe deficiti vjetor, i cili sipas KLSH, bazuar në një vlerësim të kujdesshëm, për vitin 2019 arrin në 2.27% të PBB-së. Deficiti buxhetor për vitin 2019, ishte parashikuar në vlerën 32,900 milion lekë sipas Ligjit të Buxhetit të vitit 2019 dhe Akteve Normative dhe është realizuar në masën 31,548 milion lekë ose realizuar në masën 95,5%. Krahasuar me vitin 2018, deficiti buxhetor është rritur në masën 5,310 milion lekë ose është rritur në masën 20%. Sipas MFE, deficiti në raport me PBB rezulton në masën 1.87%, pra brenda kufirit prej 2%. Por KLSH pretendon se shifra nuk është reale dhe e nënvlerësuar më se paku 55 milionë euro. Sipas KLSh-së, mungesa e masave që do të adresonin saktë përgjegjësitë dhe do të minimizonin efektet e pafavorshme që shkaktojnë këto devijime për buxhetet e viteve të ardhshme, sjellin presion rritës mbi nivelin e borxhit publik dhe risqe mbi konsolidimin fiskal të synuar përmes Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike

Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30