Kryeministri Edi Rama drejtoi personalisht mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës. Kryetema e mbledhjes ishte qëndrimi për reformën administrative territoriale. Mbledhja shërbeu si testim për numrat e mazhorancës në Kuvend për këtë reformë, që kërkon shumicë të cilësuar prej 84 mandatesh. “Kush nuk voton reformën territoriale sot, le të ikë nga Partia Socialiste”, ka qenë ultimatumi i kryesocialistit Edi Rama.