Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është jetike që të shmanget përhapja e islamit radikal nga Afganistani në Azinë Qendrore dhe që ekstremistët të mbahen larg rajonit. Sipas një njoftimi të Kremlinit ai e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede me udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendrore.