Top News/ Pse mbahet e mbyllur Ura e Ibrit…? Debat në Mitrovicë, pak serbë të pranishëm
08/08/2024 14:22

Në Mitrovicën e Veriut nisi debati për hapjen e urës mbi lumin Ibër, që kundërshtohet nga serbët lokalë dhe bashkësia ndërkombëtare. Në debat morën pjesë përfaqësuesit e kësaj komune dhe ata të Qeverisë së Kosovës. Por, sipas korrespondentëve, pjesëmarrës në debat ishin një numër i vogël qytetarësh serbë dhe se shumica e të pranishmëve ishin asamblistë komunalë, përfaqësues të OSBE-së dhe mediave. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ura do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë, që do të kontribuojë në lehtësimin e kontakteve të qytetarëve në jug dhe veri. Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të ....Konsideroj se jo vetëm që nuk ka arsye, por tashmë është absurde vazhdimi i mbajtjes së urës mbyllur. Sipas vet natyrës së urave edhe kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe hapja e saj nuk është dhe nuk do të jetë kundër askujt. Jemi të bindur që liria e lëvizjes dhe sundimi I ligjit nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë, përkundrazi e sforcon atë” Disa qytetarë serbë, të pranishëm në debat, thanë se nuk është e nevojshme që të hapet ura dhe mjafton që ajo të jetë e hapur për këmbësorët. Ata po ashtu u ankuan për praninë e madhe policore në veriun e banuar me shumicë serbe. Pjesëmarrësit serbë dhe shqiptarë shprehën frikën për rritjen e tensioneve në rast të hapjes së urës, duke kërkuar garanci. Ministri Krasniqi tha se shteti garanton që do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarë.

Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32