Top News – Prodhuesit në Kosovë/ Hiqni TVSH-në e produkteve vendase
20/10/2020 19:22

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkoi nga Qeveria e Kosovës heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendore. Në një deklaratë të tyren për shtyp theksohet se “një masë e tillë do t’i inkurajonte blerjet e prodhimeve vendase, do të stimulonte konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrika që t’i ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë pandemie.TVSH-ja është tatim që i ngarkohet konsumatorit në mallra dhe shërbime, pa marrë parasysh origjinën e tyre.Nga viti 2015, në Kosovë janë të përcaktuara dy norma të TVSH-së: norma standarde 18 për qind dhe norma e reduktuar 8 për qind. Disa nga shërbimet dhe mallrat që tatohen me 8 për qind prodhimet nga drithërat dhe qumështi, vajrat për gatim, librat shkollorë, pajisjet e teknologjisë së informacionit e të tjera. Për produktet ose shërbimet e tjera, TVSH-ja është 18 për qind. Klubi i Prodhueseve insistoi se “përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme”. Ata kujtojnë se një masë të tillë e ka marrë ndërkohë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët, gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësi të blejnë produkte dhe shërbime vendase e pas blerjes, TVSH-ja iu kthehet në llogaritë e tyre.

Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15