Top News – Po tentonin të grabisnin një bankomat në Prishtinë/ Autorët plagosin policin
18/12/2020 12:57

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos me armë zjarri nga disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat në Prishtinë. Rasti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një qendër tregtare në lagjen Veternik, në Prishtinë. “Me të marrë informatën, policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe, për pasojë, kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë rast reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. “Policia e Kosovës është institucioni më i besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit. Zyrtarit policor, i cili u plagos sot gjatë kryerjes së detyrës, i dëshiroj shërim sa më të shpejtë. Dua të theksoj se integriteti fizik i policit është i pacenueshëm dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme”, thuhet në një reagim të kryeministrit në Facebook. Policia e Kosovës tha se po kryen ekzaminimet e nevojshme, si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar, me qëllim të identifikimit të të dyshuarve.

Top Channel/Kosovë, dy të vrarë e një i plagosur. Ngjarja e rëndë në Gjilan, vrau gruan dhe kunatin
09/10 20:04
Top News – Vret gruan dhe kunatin. Tragjedi në Gjilan, plagoset dhe xhaxhai i bashkëshortes
09/10 19:15
Top Channel/ Ligji për Specialen, ekspertët në Kosovë: “Ja çfarë pritet tani”!
09/10 11:38
Top Channel/Kurti takon Presidenten e re. Shiroka Pula nis takimet, kërkohet bashkërendim për sfidat
08/10 15:23
Top News- Nuk votoi ligjin e Speciales/ ‘Alibia’ e LDK-As e kundërshtuam, mbajtëm qëndrim politik
08/10 14:59
Top News – Kurti takohet me Presidenten e Re. ‘Vendin e presin punë e sfida të mëdha’
08/10 13:21
Top News- U bllokuan në minierë/ Kosovë, dalin pas disa orësh 63 minatorët
08/10 11:10
Top Channel/ Presidentja e re bashkon politikën, të gjithë në ceremoninë e Justina Shiroka Pula
07/10 19:48
Top News-Ligji për kufizimin e kompetencave të Speciales/Reagon ‘Haga’: Nuk u pyetëm për ndryshimet
07/10 18:25
Top News – BE përshëndet presidenten e re, por kundërshton ndryshimet në ligjin e ‘Speciales’
07/10 15:42
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten. Justina Shiroka Pula merr 81 vota, pas marrëveshjes me PDK
07/10 15:19
Top News- Kosova forcon traditën / Justina Shiroka-Pula, gruaja e tretë presidente dhe…
07/10 15:13
Top Channel/ Ndryshimet në Ligjin e Speciales, BE:”Të shqetësuar, Kosova të respektojë detyrimet”!
07/10 14:43
Top News- Presidentja Justina Shiroka- Pula/ Urime nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë
07/10 14:30
Top News- Presidentja e re paditet në Kushtetuese/ Kallëzimi për afatet, ekspertët mendojnë ndryshe
07/10 14:11
Top News – Më jep ligjin, të jap Presidentin. Pse këmbënguli PDK te kandidatura më pranë saj
07/10 13:13
Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten, votohet në mesnatë akademikja Jusina Shiroka Pula
07/10 12:29
Top News- Kush është Presidentja e re/ Justina Shiroka-Pula, akademikja dhe ish-ministrja e PDK
07/10 11:23
Top News- Kosova zgjedh Presidenten / Zgjedhjet e reja shmangen në sekondat e fundit të afatit
07/10 11:05
Top Channel/ U zgjodh Presidente e Kosovës, si votuan deputetët e Kuvendit për kreun e ri të shtetit
07/10 10:52