Gjykata e Posaçme dënoi me 98 vite burg 12 të akuzuarit në dosjen e bujshme hetimore të atentateve të dështuara ndaj vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Plani i vrasjes së tyre, sipas hetimeve të SPAK u orkestrua nga Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli, që të dy të dënuar me nga 15 vite burg secili. Me 12 vite burg u dënua Gjergj Cukali, teksa 10 vite morën Viktor Imeraj dhe Besian Xhixha. Për Blerim Abazin, Robert Laçiv dhe Satilno Bashon gjykata e posaçme caktoi nga 9 vite burg, 6 vjet u dhanë për Xhelal Rrajën, 7 vite e gjysmë për Naim Stafukën dhe 5 vjet për Miri Brrulin. Të 12 të dënuarit nga gjykata e posaçme përfitojnë ulje të një të tretës së burgimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.