Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonën e Himarës, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të prurjeve në përroin e qytetit. Siç shihet edhe nga pamjet, përroi i Himarës është mbushur plot me ujë, ndërsa prurjet e shumta vijnë si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Situata kërkon vëmendje, pasi vijimi i reshjeve mund të sjellë rritje të mëtejshme të nivelit të ujit.