Kufizimet për dronët që fluturojnë mbi plazhin Coogee të Australisë do të rishikohen nga një rregullator në mënyrë që skuadrat e shpëtimit në shtetin e Neë South Uellsit të mund të monitorojnë bregun për peshkaqenë, pasi një sulm të shtunën la një grua të plagosur rëndë. Shërbimet e urgjencës u thirrën në plazhin Coogee në lindje të Sidneit të shtunën në mëngjes pas raportimeve se një grua 35-vjeçare ishte kafshuar nga një peshkaqen i madh rreth 30 metra larg bregut.