Top News – Përparimi ekonomik/ Në interes të Kosovës e Serbisë
01/10/2020 20:44

Shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler, përgëzoi të enjten udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për angazhimin e tyre, siç tha, në përpjekjet e përbashkëta për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të dyja vendeve. Komentet e Boehler pasojnë nënshkrimin e letrave të interesit me Kosovën dhe Serbinë në fund të muajit që po e lëmë pas, për të ndihmuar financimin e Autostradës së Paqes, mes dy vendeve. “Mund të jetë shumë e vështirë të lihen prapa problemet e vjetra dhe të mendohet për të ardhmen ekonomike. Por të dy presidentët, ai i Kosovës dhe Serbisë e kanë kuptuar se përparimi i bashkëpunimit ekonomik shkon në interes të popujve të të dyja vendeve, krijon vende pune si dhe krijon një mjedis ku njerëzit flasin për fuqinë ekonomike të secilit vend dhe jo për një konflikt të vjetër”, tha ai. Nënshkrimi i letrave pasoi dakordimin e të dyja palëve më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Boehler tha se zbatimi i projekteve që do të mbështesë korporata që ai drejton do të kërkojë pak kohë, por ritheksoi përkushtimin e madh të kësaj korporate për t’i përmbyllur ato projekte me sukses.

Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39
Top Channel/ Vrau gruan dhe kunatin, Policia sekuestron armë në banesën e autorit në Kosovë
10/10 12:09
Top Channel/Kosovë, dy të vrarë e një i plagosur. Ngjarja e rëndë në Gjilan, vrau gruan dhe kunatin
09/10 20:04