Top News/ Përgjysmon numrin e emigrantëve / Do të përmirësojë sistemin, Australia me masa të reja
11/12/2023 11:27

Qeveria australiane tha se do të përgjysmojë numrin e emigrantëve që pranon, në një përpjekje për të përmirësuar sistemin “e prishur” të imigrimit. Ky vend synon të pranojë 250.000 njerëz, shifër kjo në përputhje me nivelet para pandemisë së koronavirusit, deri në qershor të vitit 2025. Rregullat për viza, për studentët ndërkombëtarë, dhe punëtorët e pakualifikuar, do të ashpërsohen, po ashtu, sipas planit të ri. Migrimi është rritur në nivele rekorde në Australi, duke shtuar presionin në fushën e strehimit dhe infrastrukturës. Në anën tjetër, Australia ka nevojë për punëtorë të kualifikuar, dhe tenton të tërheqë sa më shumë të tillë. Duke prezantuar një strategji 10-vjeçare për migrimin, ministrja e Brendshme australiane, Clare O'Neil, tha se sistemi i emigrimit është “rrënuar” prej qeverisjeve të mëparshme. Një rishikim paraprak këtë vit, ka dalë në përfundimin se sistemi është “tërësisht i prishur”, shumë kompleks, dhe në nevojë për “reformë të madhe”. Një rekord prej 510.000 personash kanë shkuar në Australi këtë vit, por ministrja ka premtuar se do ta kthejë situatën nën kontroll. Në mesin e kërkesave të reja për emigrantët do të jetë edhe një nivel i caktuar i gjuhës angleze.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46