Top News-Penalizohen subjektet pa license/Nis aksioni Task-Forcë për transportin publik
22/10/2021 18:49

Kjo e premte nisi me një aksion policor, për goditjen e paligjshmërisë ndaj subjekteve të cilat, ushtrojnë aktivitetin e transportit të pasagjerëve, pa qenë të pajisur me licencat përkatëse. Aksionet policore u fokusuan kryesisht në Tiranë, në rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeytetit. Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar një sërë drejtuesish mjetesh të cilët ushtronin aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa qenë të pajisur me licencë, apo raste ku licenca kishte kaluar afatin e vlefshmërisë. Nga burimet policore, bëhet e ditur se vetëm në pak orë, janë ndëshkuar afro 10 subjekte. Sipas policisë, aksioni në ditët në vijim do të vazhdojë edhe në rrethe, ku po ashtu mjetet e transportit do të kontrollohen për licensat e qarkullimit. Ky aksion policor në bashkëpunim me task forcën rrugore, erdhi një ditë pasi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku paralajmëroi nisjen e një aksioni të gjerë kundër goditjes së paligjshme në transportin publik të pasagjerëve dhe që do të vijojë edhe në javët në vijim në të gjitha akset rrugore të vendit. Ky vendim u mor gjatë një takimi që ministrja zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Publik, të cilët ngritën si shqetësim ushtrimin e aktivitetit nga ana e subjekteve të pa pajisur me licenca.

Top Channel/ Hidrovori i Vlorës me një pompë, investimi 157 milionë lekë ende pa u marrë në dorëzim
16/11 23:31
Top Channel/ Përmbytje në Lezhë, disa minuta reshtje krijuan probleme për banorët
16/11 23:23
Top Channel/ Ndërpritet projekti i Kushner në Serbi, nuk do të ndërtohet hoteli luksoz
16/11 23:21
Top Channel/ Reshjet shkaktojnë dëme në Kukës, dëmtohet një urë e përmbytet rruga e Hasajt
16/11 23:17
Top Channel/ Procesi për vrasjen e dy fëmijëve, s’ka gjykim të shkurtuar për Radaçin
16/11 23:15
Top Channel/ Shoferët në protestë në Durrës, kërkojnë zgjidhje për rregullin ‘Shengen’
16/11 23:07
Top Channel/ Përleshje fizike në bulevard, protesta humb qetësinë
16/11 23:05
Top Channel/ Rama nxjerr postimet e “rusit” në protestat e Tiranës: BE e sanksionoi
16/11 23:02
Top Channel/ Arkivat kërkojnë më shumë fonde, buxheti 2027 i pamjaftueshëm
16/11 22:21
Top News- OSBE takim me Gjiknurin e Bylykbashin/ Kërkohet përparim në reformën zgjedhore
16/11 22:00
Top News- Ndërron jetë shefi i Krimeve në Vlorë/ U përfshi në një aksident rrugor në autostradë
16/11 21:37
Top News- Vdes në aksident rrugor shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës
16/11 21:25
Top News- Tensione në protestë! Dita e 170-të, Policia shoqëron protestues
16/11 21:24
Top Channel/ Rreshjet e shiut në Lezhe shkaktuan grumbullim të ujit në disa rrugë
16/11 21:00
Top Channel/ Tensione në Bulevard, shoqërohen dy protestues, tentuan të çajnë kordonin policor
16/11 20:36
Top News – ‘Shtyhet samiti i NATO-s në Tiranë’. AP- nuk pati dakordësi mes aleatëve për datën
16/11 20:30
Top Channel/ Ermal Lulaj ndëron jetë në aksident, ishte Shefi i Krimeve të Rënda, Vlorë
16/11 20:12
Top News- Përplasje me efektivët e policisë, protestuesit thirrje para godinës së kryeministrisë
16/11 20:10
Top Channel/ Protestuesit vazhdojnë nëpër rruge, policia i largon nga Kryeministria
16/11 20:09
Top Channel/ Protestuesit përplasen me kordonin e policisë në Bulevard para Kryeministrisë
16/11 20:07