Zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme dhe mund të mbahen në fund të vitit 2025. Kështu thotë sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Në një intervistë për KosovaPress ajo thekson se në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme, mirëpo fillimisht duhet të pritet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese se çfarë hapa duhet të ndërmerren për Kuvendin e Kosovës.