Top News – Pavaresisht ofertave/ Majorka dhe Ibiza mbeten bosh!
20/07/2020 16:18

Pikat e nxehta turistike të Spanjës mbeten të shkreta pasi turistët nuk po afrohen, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve vendase drejtuar sidomos vizitorëve britanikëve, të cilëve u thuhet se i presin “krahëhapur”. Spanja në fakt ishte vendi I parë që I hapi dyert për turistët britanikë muajin e kaluar, kur ndaloi të gjitha kufizimet e karantinës. Por fluturimet ndonese janë të hapura drejt destinacionesh të shumëpreferuara si Majorca e Ibiza, vizitorët anglezë po ngurrojnë ta hedhin këtë hap. Fotot e resortave të famshme, të siguruara nga mediat britanike, tregojnë plazhe e rrugë të boshatisura, grup te vogla njerëzish e restorante dhe kafene që nuk arrijnë dot të punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që vitin e kaluar nuk përballonin dot fluksin e njerëzve. “ Nuk e kam parë ndonjëherë Benidormin kaq të “vdekur”. Këtu normalisht, është kaos absolut! Rrugët gjëmojnë nga te qeshurat dhe muzika bucet nga baret. Tani s`gjen më lokale hapur”, thotë Stephen Feather, një turist britanik frekuentues i rregullt i kësaj zone. Linjat ajrore përfshirë Ryanair, EasyJet dhe Jet2 I kanë rifilluar fluturimet për në Spanjë, me shpresën e një rifillimi të sezonit veror, ndërsa operatorët turistike kanë bërë oferta për shtatë netë që shkojnë deri në 99 paundë. As këto megjithatë nuk kanë ndihmuar shumë për të bindur udhëtarët britanikë që të kthehen. Shpresat më të mëdha, autoritetet vendase tani I kanë tek turistët gjermanë, të cilët kanë nisur të mbërrijnë më shumë atje. Spanja ishte një prej vendeve më të goditura nga koronavirusit në Europë me 307 mijë infektime e mbi 28.400 vdekje, dhe ka ende të paktën 80 mijë raste aktive.

Top News – Rusia, më shumë armë se NATO! Kush e ka epërsinë dhe në cilat kategori…?
27/07 17:30
Top News – Avioni ‘zhytet’ 100 metra në 36 sekonda/ Për të shmangur aeroplanin tjetër, alarm në SHBA
27/07 16:17
Top News – Do ta fitojmë luftën me Amerikën! Kim Jong Un betohet në përvjetorin e luftës së koreve
27/07 13:15
Top News – Ballkani Perëndimor po digjet / Greqia në luftë me flakët, evakuohen fshatrat
27/07 12:19
Top Channel/ Izraeli ndalon sulmet, Netanyahu vendos ”pauzë humanitare” pas presionit ndërkombëtar
27/07 11:17
Top Channel/ Orban me paralajmërimin e frikshëm: BE ka rrezik të shkatërrohet
26/07 22:42
Top Channel/ Trump luan golf, skocezet e presin me protesta: S’je i mirëpritur
26/07 21:55
Top News – Orban, presion Brukselit me 2 trilionë eurot e buxhetit
26/07 20:00
Top News – Kriza e urisë në Gaza. 83 fëmijë ndërruan jetë për mungesë ushqimi
26/07 20:00
Top News – Trump në ‘librin’ Epstein. Demokratët kërkojnë një kopje të shënimeve të ditëlindjes
26/07 12:37
Top Channel/ Kamboxhia kërkon paqe, vijon lufta me Tailandën
26/07 12:04
Top Channel/ Golf dhe diplomaci, Trump shkon në Skoci për pushime, takim me Starmer e Von Der Leyen
26/07 12:03
Top News – Golf, biznes dhe diplomaci. ‘Pushimet e punës’ të Trump gjatë vizitës në Skoci
26/07 11:19
Top News – Çmendet moti, përvëlim edhe në Finlandë/ Babagjyshi ndjen nxehtësinë, Laplandi përvëlohet
26/07 09:52
Top Channel/ Zbulim tronditës në Britani, çfarë u gjet në pyll
25/07 23:05
Top Channel/ “Izraeli t’i japë fund luftés tani”! Britani-Francë-Gjermani bëhen bashkë
25/07 23:04
Top News- Izraeli miraton lejen për Gazan/ Lejohen 2 shtete të hedhin ushqime nga ajri
25/07 23:00
Top News- Izraeli arreston Myftiun e Al Aksa/ Prangoset pas faljes, pasi akuzoi Tel Avivin për Gazan
25/07 22:45
Top News- Përmbyset varka me emigrantë/ Të paktën 15 të vd*kur, e disa të zhdukur
25/07 22:20
Top News- ‘Ajo që thotë Macron, s’ka rëndësi’/ Trump kundër Francës për njohjen e Palestinës
25/07 22:11