“Është e pamundur të imagjinohet se çfarë do t'i ndodhte botës nëse Ushtria e Kuqe nuk do ta kishte mbrojtur atë”, tha të mërkurën presidenti rus, Vladimir Putin. Ai i bëri komentet në Sheshin e Kuq në Moskë, ku u mbajt parada për nder të Ditës së Fitores. Dita e Fitores shënohet më 9 maj, por këtë vit është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këtë vit u mbushën saktësisht 75 vjet që kur ushtria e Bashkimit të atëhershëm Sovjetik - që Putin iu referua si Ushtri e Kuqe - ka mposhtur Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.