Top News – Para takimit me Putinin…Trump do flasë me Zelenskin dhe liderët evropianë
13/08/2025 11:42

Udhëheqësit e Evropës dhe Ukrainës do të flasin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një takim virtual të mërkurën, para samitit të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin. Trump do të presë Putinin për bisedime në Alaskë të premten. Presidenti amerikan ka thënë se ky takim do të shërbejë si një “takim njohës” në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Javën e kaluar, Trump u pajtua për mbajtjen e takimit të parë SHBA–Rusi që nga viti 2021, duke ndryshuar papritur kursin, pavarësisht se për javë të tëra kishte shprehur zhgënjim me Putinin, i cili shpërfillte nismën paqësore të SHBA-ve. Trumpi thotë se si Kievi ashtu edhe Moska do të duhet të heqin dorë nga pjesë të tokës së vet për t’i dhënë fund luftës. Trupat ruse tashmë kanë pushtuar gati një të pestën e të gjithë tokës së Ukrainës. Paparashikueshmëria e mënyrës se si do të zhvillohet takimi në Alaskë ka nxitur frikë në Evropë se udhëheqësit amerikanë dhe rusë mund të marrin vendime me pasoja të gjera, madje të përpiqen ta detyrojnë Ukrainën ta pranojë ndonjë marrëveshje të paleverdishme.

Top News – BE dhe Kanadaja, më të forta bashkë! Carney i përgjigjet Trump: Nuk po kërkojmë dominim
17/09 15:30
Top News – A është gati NATO për luftë??? Ukraina përshtatet shpejt, aleancës i duhen dekada
17/09 15:10
Top News – Kongresi amerikan ndëshkon Rusinë / Kremlini: Sanksionet largojnë paqen në Ukrainë
17/09 15:04
Top News – ‘Operacione ushtarake’ në Poloni / Mbyllen dy aeroporte dhe pezullohen gjithë fluturimet
17/09 15:04
Top Channel/ Sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë: Kongresi i SHBA miraton ligjin!
17/09 14:39
Top News – Turqia vendos ushtrinë përballë ishullit grek. Athina alarmohet nga lëvizjet e Erdoganit
17/09 13:44
Top News – BE ‘mbyll’ rrjetet sociale / ‘Mini-llogari’ për 13 vjeçarët, akses vetëm një orë
17/09 13:11
Top News – SHBA rrit normat e interesit / Synohet ngadalësimi i rritjes së çmimeve
17/09 12:50
Top News – Alarm i kuq: Rrezik i konsiderueshëm! Shira të rrëmbyeshëm, përmbytje vdekjeprurëse
17/09 12:50
Top News – Australia i shpall luftë emigracionit / Vendi në krizë strehimi, qeveria merr masa
17/09 12:49
Top News – Lufta Rusi-Evropë në sytë e Lavrov: ‘Do jetë e shkurtër dhe jo e vështirë për Moskën’
17/09 12:41
Top Channel/ SHBA zbulon rrjetin, 5 persona akuzohen se organizonin vrasje për inteligjencën ruse
17/09 12:34
Top Channel/ E para herë në 3 vjet, SHBA rrit normën e interesit: Inflacioni, shumë i lartë!
17/09 12:34
Top News – U dëbua nga turneu i Ed Sheeran. Macklemore dhuron 1 milion dollarë për palestinezët
17/09 12:27
Top Channel/ Në Gjermani “plas” malaria e aeroportit: 8 të prekur e dy viktima në Frankfurt!
17/09 12:23
Top Channel/ OpenAI zbulon sjellje shqetësuese të inteligjencës artificiale
17/09 11:32
Top Channel/ Kroacia i del në krah Kosovës: “Viktimë e represionit dhe krimeve të Millosheviçit”!
17/09 11:32
Top News – Rreziku më i madh i sigurisë në një gjeneratë / Shefi i NATO-s: Më shumë Britani e Evropë
17/09 11:15
Top News – Rrëzojnë avionin luftarak saudit F-15 / Huthit publikojnë videon, vazhdon avancimi rrufe
17/09 11:04
Top News – Trump kërcënon BE-në me ‘luftë’: Kanadaja në bllok, ‘një akt armiqësor’
17/09 10:59