Top News – Pandemia në Shqipëri/ KE: Humbën 34 mijë vende pune
27/10/2020 19:58

Komisioni Europian, përmes një raporti ka analizuar pasojat në ekonomi dhe masat e marra gjatë pandemisë në vendet e Ballkanit Perëndfimor kandidate për ne BE. Sipas raportit të KE publikuar nga revista “Monitor” shpërthimi i COVID-19 dhe masat për të kontrolluar përhapjen e tij kanë ndikuar rëndë në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë të ne te gjitha keto vende. Në Shqipëri, recesioni u thellua në një tkurrje ekonomike prej 10.2% pas një rënie vjetore të prodhimit me 2.3% në tremujorin e parë, kryesisht e ndikuar nga një rënie e madhe e eksporteve si dhe një tkurrje e investimeve, konsumit privat dhe publik. Raporti analizon se recesioni përkeqësoi tregun e punës në tremujorin e dytë, teksa punësimi u tkurr me 3.9% me bazë vjetore, duke reflektuar humbjen e 34 mijë vendeve pune. Shkalla e papunësisë (15-64 vjet) u rrit me 0.6 pikë përqindjeje me bazë vjetore në 12.5%, i njëjti nivel si në fillim të vitit 2019. Goditja më e keqe ishte tek të rinjtë, grupmosha 15 deri në 29 vjeç për të cilët shkalla e papunësisë u rrit 1.4 pp në 21.4% . Pavarësisht rritjes së dobët prej 0.4% të pagave publike dhe një rënie të mprehtë të të gjithë indekseve të pagave përveç ndërtimit, pagat mesatare nominale regjistruan 1.7% rritje tremujore në TM2 dhe 2.9% rritje vjetore. Ashtu si në tremujorin e parë, prodhimi ekonomik u tkurr në të gjithë sektorët në të dytin, përveç aktiviteteve të pasurive të patundshme dhe bujqësisë, kjo e fundit regjistroi në dy tremujorët e parë të vitit 2020 normat më të larta të rritjes së tre viteve të fundit. Shërbimet, të cilat përbëjnë rreth 50% të PBB-së, e pësuan më së shumti, të udhëhequra nga një rënie e prodhimit prej 27% në kategoritë e tregtisë, transportit dhe shërbimeve të mikpritjes. Prodhimi industrial ra gjithashtu, me 13.1%, i udhëhequr nga rënia e përpunimit -19.1% . Sipas raportit, për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve, borxhi publik në vend kërceu nga 66.3% në fund të 2019-s, në një nivel të vlerësuar prej 81.5% në tremujorin e dytë. Ky nivel është më i lartë sesa ai i deklaruar nga financat, që në fund të 6 mujorit e vlerësuan borxhin në 80% të PBB-së

Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34
Top Channel/Trafik qëniesh njerëzore, ndalohet vëllai i Viktor Orban:“Shënjestra e vërtetë jam unë”!
09/11 16:05
Top Channel/ Politikat e emigracionit, Trump e pranon: “E rëndova dorën” me dëbimet!
09/11 16:01
Top Channel/ Ulliri me bollëk, çmimi bie. Në Elbasan vaji i ullirit shitet 400-500 lekë për litër
09/11 15:56
Top Channel/ I heqin tumorin 3.1 kg nga hunda. Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale ndaj 71-vjeçarit
09/11 15:52
Top Channel/ Bujqësia, debat për buxhetin. 17.9 mld lekë për vitin 2027, deputetët kritikojnë fondet
09/11 15:39
Top Channel/ Çmimet rriten, rëndojnë familjet. Inflacioni arrin në 3.4% në tetor
09/11 15:36
Top Channel/ Transporti kërkon TVSH 6%. Operatorët kundër rritjes së barrës fiskale: Rrisim çmimet
09/11 15:34
Top Channel/ Vlorë, 90 qytetarë në spital. Dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm, priten analizat
09/11 15:30
Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00