Shkalla e infektimeve dhe vdekjeve me koronavirus po shënon sërish rritje në Evropë. Kontinenti i vjetër përbën 55 për qind të të gjitha rasteve globale të infektimit. Rusia, Ukraina dhe Rumania janë duke regjistruar shkallën më të lartë të viktimave në kontinent, raporton agjencia e lajmeve AFP. Rreth 1 milion e 600 mijë raste të reja janë regjsitruar në këtë kontinent në javën e kaluar, duke shënuar 239,000 raste në ditë.