Top Channel/ SHBA, atentat me snajper! Agresori i merr jetën dy personave dhe plagos dy të tjerë
24/09/2025 20:15

Dy persona u vranë, përfshirë autorin e dyshuar të sulmit dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë të shtënave me armë të mërkurën në një qendër të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas. Autoritetet konfirmuan se i dyshuari me pas vrau veten. Të paktën dy të paraburgosur në qendrën e paraburgimit të agjencisë ishin midis viktimave të të shtënave. Zëvendësdrejtori i ICE-së, Todd Lyons, i tha CNN-së më herët të mërkurën se tre persona u qëlluan dhe u dërguan në spital, pa i identifikuar ata. Këto objekte zakonisht strehojnë agjentë të ICE-së, civilë dhe imigrantë të ndaluar. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christie Noem konfirmoi incidentin dhe tha se kishte “lëndime dhe viktima të shumta” brenda qendrës së paraburgimit. Në një postim në Platformën X, ajo theksoi: “Ndërsa ende nuk e dimë motivin, dimë që oficerët e ICE po përballen me dhunë të paparë kundër tyre. Kjo duhet të ndalet. Ju lutemi lutuni për viktimat dhe familjet e tyre.” Drejtoresha në detyrë e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE), Madison Sheehan, tha se sulmi i armatosur ndaj një objekti të ICE në Dallas mbetet një “situatë shumë fluide” dhe motivi i sulmit është i panjohur. “Kemi parë shumë dhunë në objektet e ICE dhe kjo nuk është hera e parë që përballemi me një sulm të tillë këtë vit”, theksoi ajo në Fox News. Asnjë oficer i ICE nuk u lëndua, shtoi Sheehan, pa dhënë detaje të tjera.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52