Top News – Pak pritshmëri para takimit me Putinin / Trump paralajmëron: Do jetë samit ‘informues’
13/08/2025 12:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ulur pritshmëritë para takimit me Putinin të premten por ndërkohë ai ka hedhur një ide për shkëmbim territoresh që ka shkaktuar debate të shumta. "Ndoshta do të them: 'Paç fat dhe vazhdo të luftosh'. Ose ndoshta do të them: 'Mund të bëjmë një marrëveshje'", tha Trump ndërsa fliste para gazetarëve. Në lidhje me shkëmbimin e territoreve të përmendur prej tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, ka hedhur tashmë poshtë mundësinë dhënien së tokave Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Dhe për Trumpin, qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje "është shqetësues", sepse sipas tij "do të ketë një lloj shkëmbimi". Presidenti amerikan tha sidoqoftë se pret një "bisedë konstruktive" me Putinin. "Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t'i them: 'Duhet t'i japësh fund kësaj lufte'". Ai sugjeroi gjithashtu një takim tripalësh me Putinin dhe Zelenskin në të ardhmen. "Takimi tjetër do të jetë me Zelenskin dhe Putinin. Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua", tha Trump. Takimi në Alaska do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Trump dhe Putin kanë biseduar disa herë në telefon gjatë muajve të fundit, por nuk janë takuar personalisht.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59