Top News/ Pajisje ushtarake dhe armatim/ Vuçiç-Serbia do shpenzojë 740 mln euro këtë vit
13/01/2024 20:05

Presidenti serb Aleksander Vucic është shprehur se Serbia do të shpenzojë 740 milionë euro përgjatë vitit 2024, për të blerë pajisje ushtarakle dhe armatim. Këtë deklaratë, Vucic e bëri gjatë një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake, ku ndër të tjera shtoi se Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t'i shpenzoj për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar. Ky koment i liderit serb, vjen vetëm 2 ditë pasi SHBA pranoi njkë kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, e cila do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan. Nga ana tjetër, Vucic sshtoi se po gjatë 2024, do të jenë gati edhe dy pako me nga 150 dhe 400 milionë euro për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë. Sa i përket vendimit të SHBa për ti shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse, Vucic e komentoi duke thënë se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutën 1244, e cila, sipas tij, nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri. Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë. Pamjet: AFP

Top News – Bankieri, ylli i basketbollit, kardiologu, kimisti / Kush do jetë kryeministri i ri serb
28/10 12:02
Top News – Alarm i kuq në Serbi për terrorizmin/ Sulm në ambasadën izraelite, vritet autori i mitur
28/10 11:39
Top News – Nga Kurti te Radoiçiç, lista studentore serbe ‘e paqartë’ për Kosovën
28/10 10:53
Top Channel/ Serbia ndryshon plan për Kosovën, Srdaroviç: Dialog, marrëveshjet do respektohen
27/10 22:58
Top News – Studentët në Serbi ‘përveshin mëngët’ / Nisin bisedimet për qeverinë e re
27/10 13:43
Top News – Nga Kosova te Rusia…Sfidat që i presin udhëheqësit e rinj të Serbisë
27/10 12:01
Top News – Ikën Vuçiç, vijnë studentët…Si do ta qeverisin Serbinë liderët e rinj?
27/10 11:57
Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22